Abdeslam: Heshtja ime nuk më fajëson

Evropë

Abdeslam: Heshtja ime nuk më fajëson

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 14:01
Salah Abdeslam

Salah Abdeslam, i vetmi i mbijetuar i komandove xhihadiste që sulmuan Parisin më 13 nëntor 2015, u shfaq për të herë të parë publikisht sot në Bruksel me dyshimin për pjesëmarrje në konfrontimin me armë me forcat e policisë në marsin e 2016.

Ky proces në gjykatën penale është vetëm fillimi i atij që do të zhvillohet në Francë për sulmet që shënuan 130 të vdekur, megjithëse pritet me padurim që keqbërësi i shpallur armiku numër një i publikut të thyejë heshtjen.

I transferuar në fund të prillit 2016 në Fleury-Merogis në rajonin parizien, Abdeslam u largua dje në mbrëmje nga burgu francez për t’u transferuar në Belgjikë, bëhet e ditur nga burime pranë çështjes.

Shtetasi francez me origjinë marokene i moshës 28 vjeç i cili u rrit në Molenbeek, lagje e njohur e  Brukselit ku ai u radikalizua, shfaqet si truri i një celule xhihadiste e përfshirë në së paku tre çështje të rëndësishme terroriste.

Sulmet e nëntorit 2015 në Paris, ato të marsit 2016 në Bruksel (32 të vdekur) dhe sulmi i dështuar në trenin Thalys Amsterdam-Paris në gusht 2015 dëshmojnë ndoshta një operacion të vetëm të organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS), bën të ditur prokuroria federale belge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat