Audiencë te Papa: Dhuratë simbolike për Erdoganin - Bota Sot
Audiencë te Papa: Dhuratë simbolike për Erdoganin

Evropë

E hënë, 15 tetor 2018

Audiencë te Papa: Dhuratë simbolike për Erdoganin

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 09:15
Papa Françesku dhe Rexhep Tajip Erdogan

Papa Françesku i dha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan një medalje me një engjëll paqeje. "Ky është një engjëll paqeje, i cili e mposht demonin e luftës. Ai simbolizon një botë të bazuar në paqe dhe drejtësi", shpjegoi Papa, sikurse njoftuan gazetarët që vëzhguan takimin privat. Biseda u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth gjysmë ore më tepër se takimet që zakonisht janë rreth 50 minuta. Deri tani nuk dihen hollësi për përmbajtjen e bisedës, por Erdogani kishte thënë para takimit se do të diskutonte me Papa Françeskun sidomos për çështjen e Jerusalemit.

Listë e gjatë temash të mundshme

Kjo ishte pritja e parë e një presidenti ose kryeministri turk në Vatikan që prej 59 vjetësh. Në vitin 1960 Vatikani dhe Turqia kishin vendosën marrëdhënie të plota diplomatike. Erdogan e ka pritur Papën në Ankara,  gjatë vizitës së tij në Turqi në vitin 2014.

Erdogani e falënderoi Papa Françeskun në fillim të takimit për interesin e tij. Gazetarët dhe vëzhguesit e përshkruan atmosferën e takimit si të sjellshme dhe të gëzuar. Presidenti turk kishte thënë më parë se donte të fliste me kreun e kishës edhe rreth luftës kundër terrorizmit dhe Sirisë. Vatikani është i shqetësuar rreth aksionit ushtarak turk kundër njësive kurde në Siri. Ambasadori papnor në Siri, kardinali Mario Zenari, ka bërë në mënyrë të përsëritur thirrje për t'i dhënë fund dhunës. Vëzhguesit besojnë se Papa mund të ketë prekur edhe temën e të drejtave të njeriut, si dhe mbrojtjen e pakicës së krishterë në Turqi apo problemet e njohjes së pronave të kishës.

Protesta kundër Erdoganit

Vizita e Erdoganit u shoqërua me protesta kundër kufizimit të lirisë së shprehjes dhe të mediave në Turqi dhe arrestimit të 150 deri 170 gazetarëve. Po ashtu protesta pati edhe nga kurdët që jetojnë në Itali. Policia italiane kishte marrë masa të forta sigurie, sepse në zonën e Sheshit të Shën Pietrit qe shpallur një ndalim protestash 24-orësh./Deutsche Welle

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test