Berluskoni: Emigrantët bombë sociale, nëse fitojmë i shporrim 600 mijë

Evropë

Berluskoni: Emigrantët bombë sociale, nëse fitojmë i shporrim 600 mijë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 09:39
Silvio Berluskoni

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni ka premtuar se do të deportojë 600 mijë emigrantë ilegalë nga Italia, në rast se koalicioni i tij i qendrës së djathtë do të hyjë në qeveri pas zgjedhjeve që do të mbahen më 14 mars. Tensionet në vend janë shtuar shumë pasi një italian ka plagosur gjashtë shtetas afrikanë në Macerata. Ish-kryeministri tha se emigrimi i madh i paligjshëm në shtetin e Italisë është një bombë sociale dhe se sulmi në Macarata paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

“Qeverisja e majtë i ka shkaktuar probleme të mëdha Italisë. Vetëm imagjinoni, janë 600 mijë emigrantë të paligjshëm që jetojnë këtu dhe prandaj Italia është kjo që është. Nëse fitojmë ne do të largojmë 600 mijë emigrantë. Kështu largohet bomba sociale”, ka thënë ai.

Partia e tij “Forza Italia” është në koalicion me dy parti të tjera të djathta dhe ka hyrë e tillë në zgjedhje. Berlusconi është i ndaluar me ligj të garojë për postin e kryeministrit, pasi është dënuar për mashtrim taksash dhe gjithashtu edhe për afera seksuale. Ai ka dënuar BE-në, duke thënë se ka dështuar të ndihmojë Italinë dhe se prandaj shteti italian ndodhet në një gjendje aq të keqe.

“Italia me BE-në ndodhet në gjendje të rëndë. Ne do ta bëjmë sërish Italinë me rëndësi”, u shpreh ai. Berlusconi shpreson të hyjë në një qeveri duke qenë në koalicion me parti tjetër dhe kështu të ketë pushtet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat