Konservatorët kritikojnë Merkelin pas humbjes së ministrive kryesore - Bota Sot
Konservatorët kritikojnë Merkelin pas humbjes së ministrive kryesore

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Konservatorët kritikojnë Merkelin pas humbjes së ministrive kryesore

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:30
Foto arkiv

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po përballet me një sërë kritikash nga anëtarët e saj të Unionit Kristiandemokrat (CDU), pasi ajo u detyrua të humbiste postet e larta ministrore për të siguruar mbështetjen e socialdemokratëve (SPD) për formimin e një koalicioni të ri të madh qeveritar.

“Të paktën kemi ende Kancelarinë!” , tha në Twitter deputeti i CDU-së, Olav Gutting, pasi SPD-ja arriti të merrte portofolet kyçe të kabinetit si Financat, Punët e Jashtme, Buxhetin dhe Punët Sociale si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Ndjenja e shqetësimit në radhët e CDU-së ka të ngjarë të shkaktojë mosmarrëveshje gjatë një konference të partisë, e planifikuar më 26 shkurt, ku do të votohet për marrëveshjen e koalicionit që Merkel arriti me SPD-në  gjatë tre javëve të fundit.

Si rrjedhojë, konferenca e CDU-së mund të shndërrohet në një provë të madhe të autoritetit politik të Merkelit pas më shumë se 12 vjetësh si kancelarja e vendit.

“Ndarja e portofoleve të  kabinetit, siç është tani, mbetet një gabim politik”, deklaroi sot një tjetër deputet i CDU-së, Christian von Stetten, për televizionin publik gjerman ARD.

Por, lideri i Unionit Kristiansocial (CSU),  Horst Seehofer dhe aleatët bavarezë të kancelares gjermane Merkel (CDU), thanë për gazetarët se SPD-ja kishte qenë shumë këmbëngulëse ndaj kërkesave të saj për të marrë tre ministritë kryeore në të kundërt nuk do të pranonin për t’u bëre pjesë e koalicionit të ri qeveritar.

Ekzekutivi i CSU-së ka vendosur të miratojë sot marrëveshjen e re të koalicionit gjerman gjatë një takimi.

Marrëveshja prej më shumë se 170 faqe përballet me një votim të paparashikueshëm, nga më shumë se 460 000 anëtarë të SPD-së, që kanë kundërshtuar për javë me rradhë nënshkrimin e një marrëveshjeje si një anëtar i ri i koalicioni të udhëhequr nga kancelarja Merkel.

Rezultatet e votimit të SPD-së pritet të shpallen më 4 mars.

Një votim i SPD-së për të mbështetur koalicionin me Merkelin për mandatin e saj të katërt përfundimisht do t’i jepte fund muajve të pasigurisë politike në ekonominë më të madhe të Evropës pas zgjedhjeve të shtatorit.

Refuzimi i partisë për formimin e një koalicioni të ri qeveritar mund të shkaktojë zgjedhje të reja, ose ndoshta formimin e një qeverie të pakicës të drejtuar nga CDU-CSU.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test