Japonia paralajmëron Britaninë për çështjet biznesore pas Brexitit - Bota Sot
Japonia paralajmëron Britaninë për çështjet biznesore pas Brexitit

Evropë

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Japonia paralajmëron Britaninë për çështjet biznesore pas Brexitit

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 21:00
Ilustrim

Ambasadori japonez, Koji Tsuruoka ka thënë të enjten se asnjë kompani nuk do të jetë në gjendje të punojë në Britani, nëse ato nuk janë profitabile, transmeton Reuters.

Ai i ka bërë këto deklarata duke iu referuar barrierave tregtare të lidhura me Brexitin.

Duke folur jashtë zyrës së kryeministres britanike, Theresa May, me të cilën ka zhvilluar takime paraprakisht së bashku me 19 liderë biznesorë nga Japonia, ambasadori ka pasur një mesazh të qartë për Britaninë.

“Nëse nuk ka fitim në vazhdimin e punës në Britani, jo vetëm japonezët, por asnjë kompani private nuk mund të vazhdojë aktivitetin. Pra, është kaq e thjeshtë”, ka thënë Tsurouka, kur është pyetur sesa është rrezik kjo gjendje për kompanitë japoneze të Britanisë që kanë treguar pa frikë më parë.

Kryeministrja May është takuar me udhëheqësit e kompanive të fushës së ekonomisë, teknologjisë dhe sektorit prodhues, të cilat kanë investuar miliarda paundë në Britani, mirëpo janë të shqetësuar për të ardhmen e tregtisë në këtë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test