Marrëveshja për tregti, kyçe në bashkëpunimin BE- Britani pas Brexitit

Evropë

Marrëveshja për tregti, kyçe në bashkëpunimin BE- Britani pas Brexitit

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:02
Ministri i Britanisë së Madhe për Brexit, David Davis, foto nga arkivi

Ministri britanik për Brexit, David Davis, ka thënë sot se Britania dhe Bashkimi Evropian mund të arrijnë një marrëveshje për të krijuar qasje në tregjet e njëra-tjetrës, transmeton Reutes.

“Kjo do të jetë një pjesë vendimtare e marrëveshjes, përmes së cilës synojmë të sigurojmë, që partneriteti ynë ekonomik të mbetet i hapur dhe çështjet e tregtisë të jenë të pakufizuara”, ka thënë Davis.

Ai akualisht po kryen disa vizita në kryeqytetet evropiane, derisa Britania e Madhe kërkon të arrijë një marrëveshje të re për tregti me BE-në.

Në të njëjtën kohë, Britania dëshiron që përveç marrëveshjes me Bashkimin Evropian, të jetë e lirë në arritjen e marrëveshjeve të tjera të këtij lloji edhe me vendet e tjera në botë.

Mirëpo liderët evropianë kanë paralajmëruar, se Britania nuk mund të jetë edhe e liruar nga rregullorja e bllokut edhe të ketë tregti të pakufizuar.

Ministri britanik ka thënë se vendi i tij dëshiron të punojë me BE-në, për të krijuar rregulla me standardin më të lartë në botë, duke cituar të drejtat e punëtorëve dhe rregulloret financiare, si fushat të cilat kanë hapësirë për përmirësim.

Komentet e tij kanë qëllim uljen e shqetësimeve të politikanëve evropianë, për atë se Britania mund të ndërprejë taksat dhe rregulloret për të tërhequr biznese globale.

Mbështetësit e Brexitit, kanë vlerësuar, se eliminimi i shpenzimeve të vëna nga BE-ja, do të jetë njëri nga përfitimet kryesore të Britanisë, sapo të largohet nga blloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat