Juncker: Do të ishte mirë për Britaninë e Madhe të isha kryeministri… i saj! - Bota Sot
Juncker: Do të ishte mirë për Britaninë e Madhe të isha kryeministri… i saj!

Evropë

Juncker: Do të ishte mirë për Britaninë e Madhe të isha kryeministri… i saj!

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:45
Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ironizoi sot pasigurinë rreth qëndrimit britanik për marrëdhënien e ardhshme me BE-në duke theksuar se do të ishte mirë për Britaninë e Madhe nëse do të ishte kryeministri i saj.

Kreu i ekzekutivit europian e dha këtë përgjigje për gazetarët, të cilin e pyetën në Bruksel pas një takimi maratonë të qeverisë së Theresa May që synonte vendosjen e një qëndrimi për të ardhmen e marrëdhënies së Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian.

“Nuk jam kryeministri britanik, do të ishte mirë të isha, por nuk jam”, u përgjigj ai me buzëqeshje pas mbërritjes në një samit jozyrtar evropian të 27 vendeve të BE-së (pa Britaninë e Madhe) kushtuar të ardhmes së BE-së pas Brexit.

“Do të komentoja rezultatin e këtij takimi të qeverisë britanike kur të njoh përfundimin e saktë”, shtoi ai.

“Përsa i përket Parlamentit dhe qeverisë britanike, u përket atyre të japin një përgjigje për pyetjet e reja që janë shfaqur në Britaninë e Madhe”, theksoi Juncker duke siguruar se “hipoteza e punës së tij”  është që Britania e Madhe do të largohet nga BE në fund të marsit 2019 ashtu si ishte parashikuar.

Kryeministrja britanike, Theresa May duhet të përcaktojë vizionin e saj të partneritetit post-Brexit me BE të premten, më 2 mars, sipas zëdhënësit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test