Katainen: Ekziston mundësia që të evitohet lufta tregtare me SHBA-të

Evropë

Katainen: Ekziston mundësia që të evitohet lufta tregtare me SHBA-të

Më: 2 mars 2018 Në ora: 19:57
Jyrki Katainen

Ekziston mundësia që BE-ja të evitojë një luftë tregtare me SHBA-të, që synon të taksojë fuqishëm çelikun dhe aluminin, vlerësoi sot zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Jyrki Katainen.

“Një dritare e vogël mundësie mbetet e hapur. Presidenti i SHBA-ve ende nuk i ka firmosur këto propozime. Pra, ne shpresojmë se ai do t’i rimendojë këto qëllime”, theksoi komisioneri finlandez.

Donald Trump njoftoi dje synimet e tij për të imponuar javën e ardhshme taksa doganore prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin që importohet në SHBA, me qëllim mbrojtjen e industrisë sidurgjike kombëtare. Por ai nuk ka përcaktuar se cilat vende do të preken.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat