Në Ukrainë "stabilizohet" furnizimi me gaz

Evropë

Në Ukrainë "stabilizohet" furnizimi me gaz

Më: 3 mars 2018 Në ora: 14:32
Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka thënë se janë “stabilizuar” furnizimet e gazit në Ukrainë, pas vendimit të gjigandit rus të gazit, Gazprom për të ndaluar dërgimin e gazit në këtë Ukrainë, për shkak të konfliktit të fundit për energji në mes të dy shteteve.

“Situata e vështirë me të cilën jemi përballur pas vendimit të Gazpromit, tani është zgjidhur si shkak i masave të përbashkëta të ukrainasve dhe autoriteteve. Nga e shtuna në mëngjes, ne kemi rritje të furnizimit me gaz nga Polonia, Sllovakia dhe Hungaria”, është cituar të ketë thënë Poroshenko për mediat ukrainase gjatë ditës së sotme.

“Sot kemi furnizim stabil me gaz. Kemi rezerva të mjaftueshme të gazit nga prodhimi ynë dhe nga importet”, ka thënë lideri ukrainas.

Kievi dhe Moska janë bërë pjesë e një konflikti më 1 mars, pasi Gazprom ka marr vendim të prapritur për të mos nisur furnizimet me gaz drejt Ukrainës, duke detyruar Kievin të ulë përdorimin, pavarësisht temeperaturave tejet të ulëta.

Ky vendim ka rezultuar me mbylljen e shumë shkollave dhe universiteteve.

Gazprom ka thënë se i ka kthyer parapagimin Ukrainës dhe nuk do të rifillojë furnizimin me gaz për shkak se ende nuk është arritur një marrëveshje shtesë, në kuader të paktit ekzistues.

Gjigandi rus ka marr këtë vend, pasi Gjykata e Arbitrazhit në Stokholm ka deklaruar më 28 shkurt se Gazprom duhet t’i paguajë 2.56 miliardë dollarë kompanisë ukrainse Naftogaz.

Të dyja kompanitë kanë bërë akuza e kundërakuza ndaj njëra-tjetrës për vite të tëra lidhur me furnizimin e gazit dhe trasportit. Bashkimi Evropian ka njoftuar se është i gatshëm për të ndërmjetësuar në zgjedhjen e konfliktit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat