Merkel premton një zë të fortë të Gjermanisë në Evropë

Evropë

Merkel premton një zë të fortë të Gjermanisë në Evropë

Më: 5 mars 2018 Në ora: 19:30
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel premtoi sot se nuk do humbë kohë për t’i dhënë sërish Gjermanisë një zë të fortë në Evropë, përballë sfidave të mëdha që po minojnë BE-në, një angazhim që vjen pas gjashtë muaj ngërçi politik.

”Thuajse gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit, zgjedhësit kanë të drejtë të kenë pritshmëri për të ardhmen”, pohoi ajo një ditë pas vendimit të social-demokratëve të SPD-së për të formuar bashku me të maxhorancën qeverisëse së  për një mandat të katërt të krye të Kancelarisë.

”Çdo ditë e më shumë konstatojmë se Evropa është mjaft kërkuese, dhe se një zë i fortë i Gjermanisë, së bashku me atë të Francës dhe shteteve të tjera anëtare, është i nevojshëm”, shtoi Merkel përpara një takimi të partisë së saj Kristian-Demokrate (CDU). 

Ndërkohë si rezultat i pasigurisë politike gjermane, flamuri evropian duket se ka kaluar në duart e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ky i fundit po priste rizgjedhjen e Merkel për të negociuar një plan ambicioz me reforma për Bashkimin Evropian, i dobësuar nga rritja e nacionalizmit, transmeton ATSH.

Shembulli më i fundit janë zgjedhjet e së dielës në Itali, ku doli në pah një avancim i dukshëm i forcave anti-sistem, duke komplikuar formimin e një qeverie. Berlini bëri sot thirrje për një formim sa më të shpejtë të një ekipi drejtues për të mirën e Italisë, por edhe të Evropës së bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat