Si ndahen vendet në Dhomën e Deputetëve dhe Senat në Itali

Evropë

Si ndahen vendet në Dhomën e Deputetëve dhe Senat në Itali

Më: 6 mars 2018 Në ora: 09:07
Ilustrim

Nderkohe qe ne Itali tashme zien debati per qeverine e re, nderkohe qe rezultati nuk la mundesi per nje shumice te padiskutueshme, mediat italiane kane dhene te rejat e fundit pas rezultatit per vendet ne dhomen e deputeteve dhe ne Senat.

Fituesit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve ashtu si u tha nje dite me pare jane Lëvizja ‘5 Yjet’, me tej PD e Matteo Renzit. Ne vend te trete, ‘Lega’ e Matteo Salvinit dhe me pas  ‘Forza Italia’ e Silvio Berluskonit.

VENDET NE SENAT 

Zhvillimet e djeshme 

Dy fituesit dhe humbja e madhe në Itali.

Zgjedhjet e vitit 2018 ne Itali kanë dy fitues: Lëvizja 5 Yjet, e cila bëhet partia e parë, duke thyer 31% të votave dhe Lega e Matteo Salvini, e cila ‘pushton’ udhëheqjen e qendrës së djathtë.

Zgjedhjet numerojne sipas mediave italiane shume humbes, por nje mbi te gjitha, Partia Demokratike e Matteo Renzi.

Nderkohe qe koalicioni i Qendres se Djathte eshte perpara ne kryesim, por nuk arrin të fitojë shumicën.

Kur mungojnë ende pak vota per tu numeruar (60.016 nga 61.401 janë përfunduar), M5S është forca politike më e votuar, me 31.95% të votave.

Rezultatet ne perqindje

Berluskoni 37%

5 Yjet 32.55%

Renzi 22.95%

Grasso 3.41^

+Evropa nuk shkon përtej 2.38%

Lega 17,5%
Forza Italia 14,2%
Fratelli d’Italia 4,4%
Leu 3,2%

Lëvizja 5 yje bën kercimin si partia e pare me rezultatet e deritanishme ne zgjedhjet e Italise, por ende nuk ka nje shumice per formimi e qeverise se re.

Mediat italiane raportojne se qendra e djathtë është në rritje ndërsa PD-ja e Matteo Renzit ka pesuar rënie. Deri tani në epërsi është koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 vende të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë. Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.

Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat