Turqia thotë se do të mbajë samit për situatën në Siri në muajin prill - Bota Sot
Turqia thotë se do të mbajë samit për situatën në Siri në muajin prill

Evropë

Turqia thotë se do të mbajë samit për situatën në Siri në muajin prill

Nga: Evropa e Lire Më: 6 mars 2018 Në ora: 13:41
Pamje nga shkatërrimet në Goutan Lindore. 5 mars, 2018

Turqia, Rusia dhe Irani do të mbajnë një samit muajin e ardhshëm, për të diskutuar mbi situatën në Siri dhe për ndërmarrjen e masave të mundshme në rajon, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke.

Hami Askoy nuk ka thënë se ku do të mbahet ky samit. As Rusia, por as Irani nuk kanë konfirmuar menjëherë këtë informacion.

Duke folur në një konferencë për media në Ankara, Askoy tha se Turqia do t’i tregojë zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara se pritet që Uashingtoni të ndërmarrë hapa konkret për marrjen e armëve që u ka dhënë milicisë të kurdëve sirianë YPG. Zyrtarët turk dhe amerikanë pritet të takohen në Uashington më 8 dhe 9 mars.

Askoy tha se ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu do të vizitojë Moskën më 12 dhe 14 mars, ndërsa do të qëndrojë në Uashington më 19 mars.

Cavusoglu pritet të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Askoy tha se Cavusoglu, gjatë vizitës në Gjermani, po ashtu do të bisedojë për ekstradimin e liderit të kurdëve të Sirisë, Saleh Muslim, i cili është liruar nga një gjykatë çeke, pavarësisht kërkesës së Turqisë për ekstradim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test