Takimet Serbi-Kroaci-Bosnje nuk janë asnjëherë të lehta

Evropë

Takimet Serbi-Kroaci-Bosnje nuk janë asnjëherë të lehta

Më: 7 mars 2018 Në ora: 09:45
Takimi

Anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës janë takuar këtë të martë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Pas këtij takimi që u mbajt në Mostar, Vuçiq tha se fakti që “tani kemi paqe” është çështja më e rëndësishme. Presidenti serb ka thënë se bisedat në mes këtyre shteteve “nuk janë asnjëherë të ëmbla dhe të thjeshta”.

“Sot ne kemi stabilitet dhe po i forcojmë lidhjet ekonomike dhe tregtare”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp me anëtarët e presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, Mladen Ivaniq dhe Bakir Izetbegoviq. Ndër tjerash Vuçiq tha se qëllimi kryesor i këtij samiti të vogël është Strategjia e Zgjerimit e BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Aty u vë në pah edhe rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të Kroacisë dhe Bosnjës, krahasuar me vitin 2016, duke shtuar se importi dhe eksporti kanë shënuar rritje serioze, e cila u pa si gjë e mirë për ekonomitë e të dy vendeve, raporton mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat