Arrestohet për herë të dytë mbesa e Mogherinit, shiste kokainë të pastër

Evropë

Arrestohet për herë të dytë mbesa e Mogherinit, shiste kokainë të pastër

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:40
Ilustrim

Një superaksion i policisë italiane ka bërë që të arrestohen 21 persona, mes tyre edhe Gaia Mogherini, mbesa e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave mbesa 28-vjeçare e Mogherinit është në mesin e grupit të arrestuar, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës.
Sipas hetimeve, 5 prej të arrestuarve janë kapur në kushtet e flagrancës, duke shpërndarë kokainë, ndërkohë që 16 të tjerët, mes të cilëve edhe Gaia Mogherini, akuzohen si bashkëpunëtorë.
Grupi merrej kryesisht me shpërndarjen e kokainës në dy lokale në veçanti gjatë natës, ndërsa zinxhiri i furnizimit përfshin edhe zonat si San Giovanni, Anagnina dhe La Rustica, deri në zonën Casilina.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar kokainë 97 për qind e pastër, si dhe armë zjarri në posedim të të arrestuarve.
Për Gaia Mogherinin, kjo nuk është hera e parë që ka telashe me policinë. Ajo është arrestuar edhe tetor të vitit 2016 për të njëjtën akuzë. Ajo është vajza e vëllait të Federica Mogherinit, Përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme.
Vajza, 28 vjeçare, është lënë në arrest shtëpiak me akuzën për posedim të lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat