Në tentim vrasjen e ish spiunit rus është përdorur agjent nervor

Evropë

Në tentim vrasjen e ish spiunit rus është përdorur agjent nervor

Më: 7 mars 2018 Në ora: 19:16
Sergei Skripal, foto nga arkivi

Policia britanike ka njoftuar se një agjent nervor është përdorur në tentim të vrasjes së ish spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yuria Skripal, transmeton BBC.

Të dy janë gjetur pa vetëdije të dielën në mbrëmje në Salisbury dhe tani janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një zyrtar policor, i cili ka qenë i pari që i është afruar skenës, tani është në gjendje serioze shëndësore, ka thënë udhëheqësi i kundërterrorizmit, Mark Rowley.

Ai nuk konfirmuar nëse është identifikuar saktësisht substanca e përdorur.

“Pasi kemi zbuluar se një agjent nervor është shkaku i simptomave, ne e kemi trajtuar rastin si tentim vrasje dhe mund të konfirmoj se ne besojmë që të dy personat që janë sëmurë kanë qenë të shënjestruar”.

Ai ka thënë se nuk ka të dhëna për shpërndarje të rrezikut shëndetësor në publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat