Jep dorëheqje një nga ministrat e Malit të Zi, mësohet arsyeja - Bota Sot
Jep dorëheqje një nga ministrat e Malit të Zi, mësohet arsyeja

Evropë

Jep dorëheqje një nga ministrat e Malit të Zi, mësohet arsyeja

Më: 7 mars 2018 Në ora: 23:13
Aleksandar Andrija Pejoviç

Ministri i Integrimeve Evropiane i Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviç ka dhënë sot dorëheqje pasi Agjensia Anti-Korrupsion zbuloi se ai mbante dy pozita dhe merrte të ardhura shtesë.

Pejoviç pas dorëheqjes ka thënë se këët vendim e mori për arsye morale.

“Si shtetas i përgjegjshëm, duke marrë parasysh aktivitetet e institucioneve malazeze, vendosa të veproj në këtë mënyrë për të lehtësuar qeverinë dhe veten time nga presioni personal që u ngrit pas vendimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK) “, ka deklaruar ai.

Pejoviç ka deklaruar se Agjencia Anti-Korrupsion ka zbuluar se ai ishte në konflikt interesi duke vepruar si ministër dhe kryenegociator në Bruksel.

Duke iu referuar pretendimit, ai tha se nuk e kishte shkelur ligjin, pasi nuk kishte konflikt interesi për t’i shërbyer të dyja roleve, që ishte në përputhje me rregulloret e qeverisë.

“Ka shembuj krahasues në Kroaci dhe Serbi”, ka shtuar ai.

Sipas Agjencisë, është gjetur se Pejovic kishte marrë një të ardhur shtesë mujore prej 3,178 euro nga zyra e kryenegociatorit që nga maji i vitit të kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test