Rasti Skripal - Policia përpiqet të identifikojë origjinën e agjentit nervor - Bota Sot
Rasti Skripal - Policia përpiqet të identifikojë origjinën e agjentit nervor

Evropë

Rasti Skripal - Policia përpiqet të identifikojë origjinën e agjentit nervor

Më: 8 mars 2018 Në ora: 08:07
Sergei Skripal - foto arkivi

Zyrtarët e anti-terrorizmit në Britani janë duke punuar për të zbuluar origjinën e agjentit nervor, të përdorur në përpjekjen për ta vrarë ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia, në Sallsbëri të Anglisë.

Viktimat janë gjetur pa ndjenja dhe mbeten në gjendje kritike në spital, së bashku me një policin i cili u është afruar i pari.

Një burim i tha BBC-së se substanca e përdorur të dielën mund të jetë agjenti nervor Sarin ose VX.

Policia britanike ka thënë se shkencëtarët e qeverisë e kanë identifikuar agjentin e përdorur, porse nuk do të japin informacione publike në këtë fazë.

Skripal është ish-kolonel i agjencisë ushtarake të inteligjencës në Rusi, i cili është dënuar për kalimin e sekreteve shtetërore në Britani në vitin 2006, por është liruar nga burgu në kuadër të një shkëmbimi të spiunëve në vitin 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test