Autoritetet britanike dënojnë sulmin kundër ish spiunit rus - Bota Sot
Autoritetet britanike dënojnë sulmin kundër ish spiunit rus

Evropë

Autoritetet britanike dënojnë sulmin kundër ish spiunit rus

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:04
Theresa May

Helmimi i dyshuar i ish spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia me agjent nervor, është cilësuar si “krim i tmerrshëm dhe i pamatur”, ka thënë zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May.

Autoritetet kanë thënë sot se Skripal 66 vjeçar dhe vajza e tij 33 vjeçare janë në “gjendje kritike”, katër ditë pasi janë gjetur pa ndjenja në një stol jashtë një qendre tregtare në Salisbury.

“Është e qartë se ky ka qenë një krim i tmerrshëm dhe i pamatur”, u ka thënë zyrtari gazetarëve.

Sekretarja britanike për Çështje të Brendshme, Amber Rudd, i ka thënë parlamentit se përdorimi i agjentit nervor në tokën britanike “ka qenë “akt i turpshëm dhe i pamatur”, mirëpo britanikët duhet të anashkalojnë spekulimet se kush ka qenë mbrapa këtij sulmi.

“Ky rast përbën tentim vrasje në formë publike të mënyrës më mizore”, ka thënë Rudd.

“Mirëpo nëse kërkojmë të jemi rigorozë në këtë hetim, ne duhet të menjanojmë spekulimet dhe të lejojmë policinë të kryejë hetimet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test