Afgani pranon kryerjen e sulmeve me thikë në Vjenë - Bota Sot
Afgani pranon kryerjen e sulmeve me thikë në Vjenë

Evropë

Afgani pranon kryerjen e sulmeve me thikë në Vjenë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 17:50
Eksperti i forenzikës duke kërkuar për të dhëna në vendin ku ka ndodhur sulmi në Vjenë.

Autoritetet austriake kanë thënë se afgani 23 vjeçar ka pranuar therjen me thikë të katër personave në Vjenë, me arsyetimin se “ka qenë shumë i shqetësuar për situatën e jetës së tij”.

Policia ka thënë më 8 mars, se i dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka pranuar therjet e një 20 vjeçari afgan dhe tre anëtarëve të një familje tjetër.

Emrat e viktimave po ashtu nuk janë bërë të ditur.

I dyshuari është ndaluar shumë pak kohë pasi ka therur një 20 vjeçar në kryeqytetin austriak, ka thënë policia.

Autoritetet kanë thënë se motivet e sulmit ndaj tre anëtarëve të një familje nuk janë bërë të ditura.

Mirëpo ata kanë thënë se i dyshuari e ka njohur burrin afgan, duke thënë se e ka sulmuar pasi “ai e mban atë përgjegjës për varësinë e tij ndaj drogës në të kaluarën”.

I dyshuari po ashtu ka thënë se ai ka qenë në “disponim të keq dhe i shqetësuar për situatën e jetës së tij”, kur ka kryer sulmet, ka njoftuar policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test