Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari në Greqi

Evropë

Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari në Greqi

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar është vrarë ditën e diel në Greqi në qytetin Artemida në rajonin e Atikës.

Sipas raportimeve të mediave greke, 36-vjeçar shqiptar është qëlluar me 5 plumba në një rrugicë pranë një varreza.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur ditën e diel, vetëm sot është bërë e mundur identifikimi I tij, ndërsa ende nuk është bërë publikimi nga policia greke të identiteti të shqiptarit të vrarë.

Në trupin e viktimës, policia gjeti një kartë identiteti të falsifikuar, pasi emri me foton nuk korrespondonin.

Siç bëhet me dije, emri I përkiste një greku, ndërsa fotoja ishte e një greku tjetër, nga zona e Holargos.

36-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, por ai ndërroi jetë më vonë në spitalin në një spital në Greqi.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se vrasje ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat