Lavrov: Akuzat e Britanisë janë “teatrale”

Evropë

Lavrov: Akuzat e Britanisë janë “teatrale”

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:16
Sergej Lavrov

Akuzat britanike se Rusia ka helmuar me gaz ish-spiunin Sergej Skripal dhe vajzën e tij janë “shfaqje politike” dhe tërheqje e vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare, të cilën Rusia nuk do ta lejojë, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Ai përsëriti se nuk është bërë përparim në ngecjen e krijuar me Britaninë për shkak të helmimit të Skripal, dhe akuzat e Britanisë nuk janë as të fuqishme, as të rënda, por janë një shfaqje politike, e cila synon të tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat