Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me sulmin ndaj ish-agjentit rusë në Britani, dhe vazjës së tij.
Mediat britanike kanë shkruar sot se objektivi i sulmit nuk është ish-agjenti por vajza e tij, duke cituar një mbesë të tij.]
Viktoria Skripal ka pohuar se Julia, 33 vjeçare, ka folur dhe me nënën e saj se ajo do të ndërtonte një familje të re me të dashurin e saj, djalin e një zyrtari të lartë të sigurisë Ruse.
Vajza e Skripal, kërkonte që të martohej me një njeri i cili njihej si një tradhtari në shumë njerëz në Moskë, dhe kjo mendohet se ka qenë gjithçka që solli këtë sulm.
Daily Mail shkruan se komploti i 4 marsit, mund të ketë qenë për të ndaluar këtë lidhje.
Mbesa e Sergeit për një televizion në Rusi deklaroi se: Mendimi im është se nuk është bërë kundër xhaxhait Sergei, por kundër vajzës së tij. Nëna nuk e pranoi Julinë dhe mendoi se, nëse ajo ishte vajza e një tradhtari, atëherë ajo vetë do ta tradhtonte vendin e saj.