Steinmeier: Myslimanët janë pjesë e shoqërisë gjermane

Evropë

Steinmeier: Myslimanët janë pjesë e shoqërisë gjermane

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:42
Frank-Walter Steinmeier

Myslimanët duhet të shihen si pjesë e shoqërisë gjermane dhe ne nuk mund t’i shmangemi kësaj, deklaroi për gazetarët e grupit VRM, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier .

Steinmeier kujtoi fjalët e presidentit paraardhës, në detyrë deri në vitin 2012, Christian Wulff, i cili kishte deklaruar se Islami i takonte gjithashtu Gjermanisë.

Një deklaratë e ministrit të Brendshëm, Seehofer për gazetën gjermane “Bild”, ditët e fundit, shkaktoi diskutime të shumta, ku ai thoshte se islami nuk i përkiste Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat