Daçiq: Putin dhe Trump të takohen në Beograd

Evropë

Daçiq: Putin dhe Trump të takohen në Beograd

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:35
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia propozon që Vladimir Putin dhe Donald Trump të takohen në Beograd.

"Beogradi është plotësisht i gatshëm që të jetë një nikoqir i një takimi të tillë, i cili ka rëndësi planetare. Serbia si vend neutral ushtarak ka kapacitet të jashtëm politik që së bashku të presë presidentin e Federatës së Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Daçiq për mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat