Vdes polici hero që dha vetën në këmbim të pengjeve

Evropë

Vdes polici hero që dha vetën në këmbim të pengjeve

Më: 24 mars 2018 Në ora: 09:04
Arnaud Beltrame

Polici francez që dha vetën për një peng tek i armatosuri që zuri pengje në një supermarket dje në Francë, ka vdekur nga plagët e marra.

Arnaud Beltrame, 45 vjeçare, “ra si hero” dhe tregoj “guxim të jashtëzakonshëm”, ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Beltrame ndihmoi që t’i jepej fund të armatosurit që kishte mbytur tri pengje në një komunë të vogël në jug të Francës.

25 vjeçari, Redouane Lakdim, u qëllua për vdekje pas një rredhimi disa orësh.

Duke lajmëruar vdekjen e oficerit policor në Twitter, ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Coollomb tha se “ai vdiq për vendin e tij”, njofton Klan Kosova.

“Franca kurrë nuk do ta harrojë heroizmin e tij, trimërinë dhe sakrificën”.

Më herët, vet Macron njoftoi se Beltrame po vuan nga plagët e marra dhe po lufton me jetën në spital.

16 njerëz u lënduan në total, dy seriozisht, në këtë ngjarje që Macron e quajti akti i terrorizimit islamik.

Lakdim thuhet të ketë kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, figura kryesore që u zu pas sulmit të 13nëntorit në Paris kur mbetën të vdekur 130 njeëz.

Një person – që besohet të jetë partner i Lakdim – është arrestuar në lidhje me ngjarjen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat