Përmirësohet gjendja e vajzës së ish-spiunit ruse

Evropë

Përmirësohet gjendja e vajzës së ish-spiunit ruse

Më: 29 mars 2018 Në ora: 17:21
Yulia Skripal.

Zyrtarët e shëndetit në Britani kanë thënë se vajza e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, Yulia nuk është më në gjendje kritike dhe është “duke u përmirësuar dukshëm”, disa javë pas sulmit me agjent nervor në Sallsbëri.

“Me kënaqësi po ju infirmoj për një përmirësim të gjendjes së Yulia Skripal. Ajo i është përgjur mirë trajtimit, mirëpo vazhdon të pranojë kujdes klinik 24 orë në ditë”, ka thënë shefja mjekësore e spitalit në Sallsbëri, Christine Blanshard.

Skripalët janë gjetur pa ndjenja në një stol më 4 mars në qytetin britanik.

Babai i saj Sergei vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital, kanë thënë zyrtarët.

Përmirësimi i shëndetit të saj vjen pasi Rusia ka thënë se do të njoftojë shumë shpejt për “masat hakmarrëse” në përgjigje të dëbimit të diplomatëve rusë nga Britania, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe disa shtete të Perëndimit.

“Masat tona do të jenë të përshtatshme. Aktualisht të njëjtat jemi duke i konsideruar dhe do t’i bëjmë publike shumë shpejt”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova më 29 mars.

Britania ka fajësuar Rusinë për helmimin, duke rritur tensionet diplomatike mes Moskës dhe shteteve Perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat