Digjet autobusi pranë terminalit në Londër, kaos në aeroport

Evropë

Digjet autobusi pranë terminalit në Londër, kaos në aeroport

Më: 30 mars 2018 Në ora: 21:54
Pamje nga Londra

Një autobus i përfshirë nga flakët dhe i djegur thuajse plotësisht, ka krijuar panik dhe radhë të gjata te pasagjerët në terminal.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Stansted” pranë Londrës, i cili është i mbushur me udhëtarë të cilët do të fluturojnë për fundjavën e pashkëve.

Pamjet dramatike nga vendi i ngjarjes tregojnë flakë të mëdha që ngrihen pranë ndërtesës së aeroportit në Essex, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.

Zjarri në autobus, nga të dhënat e para, mendohet të jetë aksidental.

Disa pasagjerë janë evakuuar, ndërsa të tjerë kanë mbetur në radhë jashtë aeroportit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat