Kroacia: Vendim historik blerja e avionëve ushtarakë izraelitë

Evropë

Kroacia: Vendim historik blerja e avionëve ushtarakë izraelitë

Më: 30 mars 2018 Në ora: 23:07
ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviç: Do të blejmë avionë F16 në vlerë tre miliardë euro.

Zgjedhja e ofertës izraelite për blerjen e avionëve ushtarakë F16 nga ana e qeverisë kroate përfaqëson “një vendim historik”.

Këtë e theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Damir Krstiçeviç, sipas të cilit “bëhet fjalë për një vendim që do të sigurojë vazhdimësinë e monitorimit të hapësirës sonë ajrore dhe vazhdimin me traditën të forcave tona ajrore ushtarake”.

Krstiçeviç tha në një deklaratë të raportuar nga televizioni “N1” se gara “zgjati më shumë se një vit, pas 15 vjet vonesë për shkak të mungesës së një vizioni të përbashkët të ushtrisë kroate dhe për shkak të shkurtimeve të buxhetit” .

Ministri kroat kujtoi se “kërkesa u dërgua në Shtetet e Bashkuara, Suedi, Izrael, Greqi dhe Korenë e Jugut, në një procedurë transparente të kryer nga një ekip ekspertësh”.

Krstiçeviç theksoi se “është e qartë se ky është një shpenzim i madh, por është gjithashtu një investim dhe një mundësi për investime, pasi ne do të hyjmë në një partneritet strategjik me Izraelin”.

Krstiçeviç tha se “oferta izraelite ishte tre miliardë euro, ndërsa ajo e suedezes Grippen ka parashikuar një kosto prej 8.5 miliardë dhe dallimi në mes të dy çmimeve është i mjaftueshëm për të ndërtuar jo vetëm një, por dy ura në Peljesac (në referencë në projektin kryesor të infrastrukturës në Kroaci në vitet e fundit”).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat