Lufthanza anulon çdo të dytin fluturim për shkak të grevës

Evropë

Lufthanza anulon çdo të dytin fluturim për shkak të grevës

Më: 9 prill 2018 Në ora: 16:29
Kompania ajrore gjermane Lufthanza

Kompania ajrore gjermane Lufthanza do të anulojë nesër çdo të dytin fluturim për shkak të paralajmërimit të punonjësve për grevë në shërbimet publike, të cilat kanë goditur katër aeroporte gjermane.

Greva është thirrur nga sindikata gjermane Ver.di në aeroportet në Frankfurt, Munih, Këln dhe Bremen, transmeton KosovaPress.

Si pasojë e kësaj do të preken më shumë se 800 fluturime, përkatësisht rreth  90.000 udhëtarë, njoftoi Lufthanza.

Sindikata Ver.di kërkon rritjen e pagave prej 6 për qind, ose të paktën 200 euro, për rreth 2.3 milionë punonjës në sektorin publik.

Grevat në aeroporte janë pjesë e kontestit të gjerë në sektorin publik gjerman , në të cilin përfshihen edhe kompanitë komunale dhe administrata e qyteteve.

Ver.di është sindikata e dytë më e madhe në Gjermani, pas asaj IG Metall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat