Një aeroplan ushtarak është rrëzuar afër Kovaçicës, pranë Pançevës në Serbi.
Mediat serbe raportojnë duke iu referuar burimeve se në momentin e rrëzimit piloti dhe bashkëpiloti ishin në avion dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
Pilotët, sipas N1, ishin në trajnime të rregullta fluturimi.
Ndihma e parë është në vendin e ngjarjes dhe helikopterët janë nisur për Kovaçicë.