Papa Françesku shprehet shumë i shqetësuar për situatën në Siri

Evropë

Papa Françesku shprehet shumë i shqetësuar për situatën në Siri

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:13
Papa Françesku

Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve botërorë të rikthejnë përpjekjet për paqe në Siri, duke thënë se është thellësisht i shqetësuar për planet e dështura që mund t’i kishin dhënë fund përgjakjes.

“U bëj thirrje sërish të gjithë liderëve politikë, që të mbizotërojë drejtësia dhe paqja”, ka thënë ai gjatë adresimit të tij javor.

“Jam thellësisht i shqetësuar për situatën aktuale në botë në të cilën pavarësisht mjeteve në dispozicion për komunitetin ndërkombëtar, është e vështirë të pajtohen të gjitha vendet në favor të paqes në Siri dhe rajone të tjera në botë”, ka thënë ai.

Të dielën e kaluar, Papa ka dënuar sulmin kimik në Siri, duke e cilësuar si pëdorim të pajustifikuar të “instrumenteve të shfarosjes”.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania kanë nisur dhjetëra raketa të shtunën në mëngjes drejt Sirisë, si përgjigje ndaj sulmit me armë kimike.

Ky hap është cilësuar intervenimi më i madh nga shtetet Perëndimore kundër Sirisë, e cila mbështetet nga Rusia dhe Irani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat