Sllovaki: Demonstruesit kërkojnë hetimin e vrasjes së Kuciak - Bota Sot
Sllovaki: Demonstruesit kërkojnë hetimin e vrasjes së Kuciak

Evropë

E diel, 21 tetor 2018

Sllovaki: Demonstruesit kërkojnë hetimin e vrasjes së Kuciak

Më: 15 prill 2018 Në ora: 19:28
Gazetari 27-vjeçar sllovak, i cili kishte qenë duke hetuar një rast korrupsioni, është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij së bashku me të fejuarën e tij në shkurt të këtij viti.

Dhjetëra mijëra demonstrues u mblodhën sot në protestat antiqeveritare në Bratislavë, me kërkesën për hetimin e vrasjes së gazetarit hulumtues, Jana Kuciak dhe të fejuarës së tij.

Përveç Bratislavës, protesta u mbajtën edhe në lindje të vendit.

Gazetari 27-vjeçar sllovak, i cili kishte qenë duke hetuar një rast korrupsioni, është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij së bashku me të fejuarën e tij në shkurt të këtij viti.

Vrasja,  e cila duket të jetë e para e një gazetari në historinë moderne të Sllovakisë, u dënua nga zyrtarët, të cilët u zotuan të hetojnë rastin.

Gazetari Jan Kuciak dhe e fejuara e tij, Martina Kusnirova, të dy 27-vjeç, janë vrarë në fshatin Velka Maca, në Sllovakinë perëndimore, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

Vrasjet u dënuan nga Bashkimi Evropian dhe nga gazetarët anembanë Sllovakisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test