Gjermani: Vajza dhunohet në tren, policia kontrollon 750 udhëtarë

Evropë

Gjermani: Vajza dhunohet në tren, policia kontrollon 750 udhëtarë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Në tren ishin edhe shumë tifozë të Borussia Menhengladbah, që po ktheheshin nga Munihu, ku klubi i tyre luajti kundër Bayernit.

Policia gjermane njoftoi, se pas akuzave të një vajze se ishte dhunuar në trenin plot me tifozët të futbollit, janë kontrolluar të gjithë 750 udhëtarët e këtij treni.

Policia e qytetit Visbaden theksoi se dhunimi është raportuar sot në mëngjes, kur një 19-vjeçare, viktimë e dhunimit doli nga treni në afërsi të Flershajmit, pas së cilës treni vazhdoi më tutje dhe policia kontrolloi të gjithë udhëtarët që dilnin nga ai në stacionet e ardhshme.

Agjencia DPA pohon se policia identifikoi të dyshuarin, por ende askush nuk është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat