Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini vlerësoi sot se është në interesin e BE-së dhe të shteteve anëtare, të rritin bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor.
Mogherini tha po ashtu se drejtuesit e diplomacisë së 28 shteteve anëtare të BE-së, kishin një diskutim gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm në Luksemburg.