Rusia akuzohet për sulme globale në internet - Bota Sot
Rusia akuzohet për sulme globale në internet

Evropë

Rusia akuzohet për sulme globale në internet

Më: 16 prill 2018 Në ora: 20:17
Vladimir Putin

Hakerët e sponsorizuar nga Rusia janë duke sulmuar në mënyrë aktive internetin, kanë bërë të ditur agjencitë e kibernetikës së SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Qendra britanike për siguri nacionale të kibernetikës, FBI dhe Departamenti amerikan për siguri kombëtare kanë lëshuar një kumtesë të përbashkët lidhur me kampanjën botërore.

Në një konferencë për media, koordinatori për siguri kibernetike pranë Shtëpisë së Bardhë, Rob Joyce, deklaroi se SHBA-ja dhe aleatët e saj janë të bindur se Rusia qëndron prapa kampanjës së gjerë.

Ata sugjerojnë se të dhënat e miliona pajisjeve në gjithë botë kanë qenë cak i sulmeve.

Ciaran Martin, shef i NCSC në Britani të Madhe, tha se shumica e teknikave të përdorura nga rusët kanë eksploatuar dobësitë në sistem.

Caqet primare në kampanjën botërore ishin furnizuesit e shërbimeve të internetit, kompanitë që merren me infrastrukturë, departamentet qeveritare dhe kompanitë e mëdha.

“Britania e Madhe është duke punuar me SHBA-në për të ekspozuar sjelljen e papranueshme kibernetike të Rusisë”, tha Martin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test