G7-ta i kërkon Rusisë llogari për rastin Skripal - Bota Sot
G7-ta i kërkon Rusisë llogari për rastin Skripal

Evropë

G7-ta i kërkon Rusisë llogari për rastin Skripal

Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:36
Sergei dhe Yulia Skripal

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Vendeve më të Industrializuara, të njohur si G7, i bënë thirrje Rusisë që të ofrojë "informacione të plota" për helmimin e një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij, muajin e kaluar, në Sallsbëri të Anglisë.

Ministrat e G7-ës thanë se pajtohen me vlerësimin e Britanisë se Rusia, me siguri, është përgjegjëse për helmimin e Sergei Skripalit dhe të vajzës së tij, Yulia, me agjentin nervor Noviçok.

Rusia i ka mohuar akuzat, ndërsa Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë më 12 prill se pajtohet me gjetjet britanike rreth llojit të toksinës të identifikuar.

"Ne ndajmë dhe pajtohemi me vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar se ka shumë gjasa që Federata Ruse të jetë përgjegjëse për sulmin dhe se nuk ka ndonjë shpjegim alternativ të besueshëm", tha përmes një deklarate G7-ta.

"Rusia duhet të ofrojë llogari të plotë për programin e saj të padeklaruar Noviçok, në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare", tha po ashtu G7-ta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test