Maas: Gjermania mund të ndërmjetësojë me Moskën për Sirinë

Evropë

Maas: Gjermania mund të ndërmjetësojë me Moskën për Sirinë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:39
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se shteti i tij ka një rol të posaçëm ndërmjetësues, që e lejon të mbajë një dritare të hapur për dialog me Rusinë, lidhur me krizën në Siri.

Këto komente Maas i bëri gjatë një konference për media në Berlin, ku po ashtu tha se për procesin e paqes për konfliktin në Siri do të diskutohet edhe gjatë samitit të ministrave të jashtëm të G7-s që do të mbahet në Toronto, transmeton Reuters.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment për të rinisur procesin politik”, tha ai.

“Ne na duhet Rusia të jetë e përfshirë në këtë dialog”, shtoi ministri gjerman Maas, duke sugjeruar se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Rusisë, mund të ndihmojnë në ndërmjetësimin për krizën në Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat