Trump konfirmon takimin e Pompeos me Kim Jong-un

Evropë

Trump konfirmon takimin e Pompeos me Kim Jong-un

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:01
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi se drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, i cili është propozuar për t'u emëruar në detyrën e sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka qenë në Korenë e Veriut këtë muaj dhe është takuar me liderin e vendit, Kim Jong-un.

Trump në një postim nga llogaria e tij Twiter ka theksuar se Pompeo është takuar javën e shkuar me liderin e Koresë së Veriut.

"Është formuar një marrëdhënie e mirë. Po punohet mbi detajet e samitit. Asgjësimi i armëve nukleare do të jetë një gjë e shkëlqyer për botën, por po ashtu edhe për Korenë e Veriut", është shprehur Trump, duke njoftuar se takimi është zhvilluar pa probleme.

Udhëtimi i Mike Pompeos në Korenë e Veriut konsiderohet një prej dy takimeve të nivelit të lartë mes dy vendeve pas atij të ish-sekretares së Departamentit Amerikan të Shtetit, Madeleine Albright, e cila u takua në vitin 2000 me Kim Jong-il, babanë e liderit Kim Jong-un.

Duke folur në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë javën e kaluar para miratimit si kryediplomat i SHBA-ve, Pompeo, tha se ai nuk mbështeste ndryshimin e regjimit në Korenë e Veriut.

Ndër të tjera, Pompeo kishte shprehur optimizëm se udhëheqësit e SHBA-ve dhe Koresë së Veriut do të mund të krijojnë kushte të favorshme për bisedimet e tyre mbi një zgjidhje diplomatike që amerikanët dhe bota kanë më shumë nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat