Zbulohen fjalët me të cilat Shesheli shau delegacionin kroat, pasi shkeli flamurin e Kroacisë - Bota Sot
Zbulohen fjalët me të cilat Shesheli shau delegacionin kroat, pasi shkeli flamurin e Kroacisë

Evropë

E hënë, 15 tetor 2018

Zbulohen fjalët me të cilat Shesheli shau delegacionin kroat, pasi shkeli flamurin e Kroacisë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 07:16
Vojislav Sheshel

Vojislav Sheshel, përveçse ka shkelur flamurin kroat, ai gjithashtu, siç raportojnë mediat serbe, edhe ka sharë delegacionin kroat, të cilët po vizitonin Beogradin.

Si pasojë,  pasi ka shkelur flamurin kroat në Kuvendin e Serbisë, pas sharjeve, zyrtarët kroatë kanë anuluar takimin me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë.

Siç thuhet më tej, kryetari i Parlamentit kroat Gordan Jandrokoviq, sot ishte planifikuar të fillonte vizitën dy ditore në Serbi.

“Në hyrje të Parlamentit, Sheshel iu vërsul flamurit kroat që ishte i vendosur në shtizë që e rrëzoj në tokë, dhe më pas së bashku me bashkëpunëtorin Filip Stojanoviq kanë filluar ta shkelin”, kanë bërë të ditur në partinë e Sheshelit.

Siç kanë shtuar ata, Sheshel dhe kolegët e tij të partisë shkelën flamurin së pari dhe më pas “dërguan sharje” në drejtim të zyrtarëve kroatë.

“Ata hynë në sallën e kuvendit ku ishte një delegacion i tërë i parlamentit kroat. Shesheli iu afrua atyre dhe u tha: Tani kam shkelur flamurin tuaj ustash, pastaj ua shau ‘nënat ustashe’”, ka bërë të ditur Partia Radikale e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test