Macron: Nuk ka “Plan B” për Iranin

Evropë

Macron: Nuk ka “Plan B” për Iranin

Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:37
Presidenti francez, Emanuel Macron

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka thënë për Fox News, në prag të një vizite treditore në SHBA, se nuk ka "Plan B" për një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Ai tha se Uashingtoni duhet të mbetet në këtë marrëveshje për sa kohë që nuk ka mundësi më të mirë.

Macron tha gjithashtu se SHBA, Franca dhe aleatët e tjerë do të kishin një rol "shumë të rëndësishëm" në rinovimin e Sirisë pas përfundimit të luftës.

Presidenti francez gjithashtu paralajmëroi se Irani, i cili pretendon të jetë aleati më besnik i presidentit sirian Bashar al-Assad, do të përmbyset në Siri, nëse vendet e tjera tërhiqen shumë nga trupat e tyre nga ai vend shumë herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat