Rusia nuk ka vendosur nëse do të furnizojë Sirinë me sisteme raketore - Bota Sot
Rusia nuk ka vendosur nëse do të furnizojë Sirinë me sisteme raketore

Evropë

E diel, 21 tetor 2018

Rusia nuk ka vendosur nëse do të furnizojë Sirinë me sisteme raketore

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:06
Kryediplomati rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se Rusia nuk ka vendosur ende nëse do të dërgojë sisteme të mbrojtjes raketore S-300 në Siri.

E përditshmja ruse, Kommersant, duke cituar burime të ushtrisë, ka raportuar sot se Rusia mund të nisë dërgimin e sistemeve të mbrojtjes raketore në Siri, në një të ardhmen të afërt.

Lidhur me këto raportime, Kremlini ka refuzuar që të komentojë.

Lavrov ishte shprehur javën e kaluar se sulmet ajrore të Perëndimit në Siri gjatë këtij muaji, kanë hequr çdo obligim moral ndaj Rusisë që të ndalë dërgesën e sistemeve raketore për aleatin e saj, presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“Ne do të presim se çfarë ndime do të marrë lidershipi rusë dhe përfaqësuesit e Sirisë”, agjencia Tass, ka cituar Lavrovin të ketë thënë sot gjatë vizitës në Pekin.

“Nuk do të jetë sekret lidhur me këtë vendim, ne do ta bëjmë publik nëse merret një vendim i tillë”, shtoi Lavrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test