Merkel e pyet Izebegoviqin për vizitën e Erdoganit në Sarajevë - Bota Sot
Merkel e pyet Izebegoviqin për vizitën e Erdoganit në Sarajevë

Evropë

E enjte, 18 tetor 2018

Merkel e pyet Izebegoviqin për vizitën e Erdoganit në Sarajevë

Më: 10 maj 2018 Në ora: 11:45
Bakir Izetbegoviq dhe Angela Merkel

Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq ka thënë se njëra nga temat e takimit të të tij me kancelarin gjermane Angela Merkel ka qenë edhe shkuarja e kryetarit turk në B e H.

Ai ka konfirmuar se me Recep Tayyip Erdoganin do të marrë pjesë në takimin në Sarajevë që do të mbahet në hallën olimpik Zetra më 20 maj.

Angela Merkel me këtë rast ka pyetur nëse Erdogan do të shkojë në Sarajevë dhe nëse atje do të mbajë takim parazgjedhor, njofton rel në gjuhën serbe.

"Iu kam përgjigjur se bëhet fjalë për takimin e Unionit të demokratëve turq të Europës, për Kongresin e tyre të 6-të, në të cilin merr pjesë Erdogan dhe unë me të. Merkelit i thashë se Erdogani është mik i B e H-së, se Turqia dhe Erdogan asgjë të keqe s’i kanë bërë B e H-së. Nuk ka kurrfarë arsyeje të ketë ndonjë raport të keq pse ai do të vijë në B e H. Ne po ashtu në Gjermani vijmë për të lobuar për vota, edhe për SDA-në. Në B e H vijnë edhe Aleksandar Vuçiq e Andrej Plenkoviq, Milorad Dodik shkon në Serbi në takimet parazgjedhore", ka theksuar Izetbegoviq.

Ai ka shtuar se nuk mendon se B e H mund të ketë probleme për shkak të takimit të Erdoganit në Sarajevë.

"Do të kemi vizitën e tij të punës dhe mund të kemi diçka të mirë për B e H-në. Nuk shoh pse vizita e Erdognait mund të jetë kontestuese edhe për Gjermaninë. As Merkel, as Erdogan nuk janë shefa të B e H-së, dhe që të dy janë të mirëseardhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test