Berlini e akuzon Iranin për “provokim” pas sulmeve ndaj forcave izraelite

Evropë

Berlini e akuzon Iranin për “provokim” pas sulmeve ndaj forcave izraelite

Më: 10 maj 2018 Në ora: 13:05
Flamuri i Gjermanisë, foto nga arkivi

Gjermania e ka akuzuar Iranin për “provokim”, pas pretendimeve se forcat iraniane ne Siri kanë sulmuar me dhjetëra raketa pozicionet e ushtrisë izraelite në Lartësitë e pushtuara Golan.

“Këto sulme janë provokim serioz dhe ne i dënojmë fuqishëm. Siç e kemi theksuar, Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme gjermane.

Në deklaratë po ashtu thuhet se është “thelbësore që situata të mos përshkallëzohet më tutje”.

Ministria e Jashtme gjermane thotë se është e nevojshme një zgjidhje politike, për t’i dhënë fund konfliktit në Siri “që t’u jepet fund vuajtjeve të popullit sirian, por gjithashtu që situata në gjithë rajonin të mos vihet në rrezik”.

Ushtria izraelite ka thënë se forcat iraniane të vendosura në Siri, kanë sulmuar me rreth 20 raketa disa pozicione të ushtrisë izraelite në Lartësitë Golan.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë që monitoron luftën në Siri, ka thënë se dhjetëra raketa janë hedhur nga territori i Sirisë në Golan, por nuk ka mundur të konfirmojë raportimet e Izraelit, se këto raketa janë hedhur nga forcat iraniane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat