Macron i bën thirrje Gjermanisë t’i bashkohet planit të reformave në Evropë

Evropë

Macron i bën thirrje Gjermanisë t’i bashkohet planit të reformave në Evropë

Më: 10 maj 2018 Në ora: 15:28
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Gjermania duhet të punojë së bashku me Francën, që të ndërtojnë një unitet më të madh në Evropë dhe në fakt, të mbështesë propozimet për reforma të Francës, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Macron ka thënë se ka parë një “Gjermani ambicioze, që e do Evropën, që e vlerëson Evropën”, por gjithashtu ka zëra në Gjermani që sugjerojnë se Franca nuk është serioze dhe dëshiron që ta reformojë Evropën për qëllime të veta.

“Por, zgjohuni. Franca ka ndryshuar”, ka thënë Macron.

“Franca ka bërë reformat e saja të shumëpritura.. Franca dëshiron një Evropë për Evropën, e jo për veten e saj”, ka thënë presidenti francez.

Sipas Macron, një Evropë e re duhet të ndërtohet mbi solidaritetin dhe konvergjencën, dhe për këta arsye, ai ka thënë se beson “në një eurozonë më të fortë dhe më të integruar në buxhetin e saj që do të mundësonte investime në konvergjencë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat