Quim Torra u zgjodh president i Katalonisë - Bota Sot
Quim Torra u zgjodh president i Katalonisë

Evropë

E enjte, 18 tetor 2018

Quim Torra u zgjodh president i Katalonisë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 15:12
Quim Torra

Politikani pro-pavarësisë së Katalonjës, Quim Torra është zgjedhur president i këtij rajoni të Spanjës, pas pesë muajsh bllokade politike.

Torra, që është pëkrahur që të marrë këtë pozitë nga ish-lideri katalan, Carles Puigdemont, ka fituar shumicë të thjeshtë në Parlamentin prej 135 ulësesh. Ai u zgjodh vetëm gjatë raundit të dytë të votimeve.

“Ne do të jemi besnik ndaj mandatit të referendumit tonë për vetëvendosje të 1 tetorit: do të ndërtojmë njs shtet sovran në formën e një republike”, tha Torra pasi u zgjodh në postin e presidentit.

Torra gjithashtu pati një ton pajtues kundrejt Qeverisë qendrore në Madrid.

“Ne nuk duam një Katalonjë uniforme, por një Katalonjë të bashkuar dhe me diversitet”, tha ai.

Si president, Torra tha se do të punojë për një “republikë për të gjithë, ku të gjithë qytetarët e saj do të gëzojnë të drejtat e tyre”.

Zgjedhje e Torras i jep fund paralizës politike në këtë rajon që vazhdoi në Katalonjë pas zgjedhjeve rajonale të 21 dhjetorit, ku shumica e re parlamentare është një koalicion pro-pavarësisë.

Javën e kaluar, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Puigdemont hoqi dorë nga kandidatura për president dhe sugjeroi se këtë post duhet ta marrë Torra.

Puigdemont ishte president i rajonit të Katalonjës në tetor, kur ky rajon mbajti referendumin për pavarësi nga Spanja, të cilin, Gjykata Supreme spanjolle e shpalli të paligjshëm.

Qeveria qendrore në Madrid më pas shpërndau parlamentin rajonal në Katalonjë dhe akuzoi Puigdemontin dhe disa deputetë për rebelim. Ai u largua nga vendi, pak kohë pas shpërbërjes së Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test