Polonia dhe Hungaria kundër politikës së BE-së për refugjatët - Bota Sot
Polonia dhe Hungaria kundër politikës së BE-së për refugjatët

Evropë

Polonia dhe Hungaria kundër politikës së BE-së për refugjatët

Më: 14 maj 2018 Në ora: 21:38
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki me Kryeministrin hungarez, Victor Orban

Polonia dhe Hungaria theksuan sot kundërvënien e tyre të përbashkët ndaj kuotave të BE-së për refugjatët, gjatë vizitës së kryeministrit hungarez, Victor Orban në Varshavë.

“Paraardhësit tanë do të lëviznin nga varri, nëse ne pranojmë të lejojmë këdo tjetër përveç Hungarisë që të përcaktojë se kush do të vendoset në territorin tonë kombëtar”, deklaroi Orban gjatë udhëtimit të tij të parë që prej rizgjedhjes.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki u shpreh gjithashtu se, “sovraniteti i kufijve tanë duhet të mbetet nën kontrollin e qeverisë tonë”.

Vendet anëtare të BE-së votuan një rezolutë në vitin 2015 që parashikon që çdo shtet të marrë një numër refugjatësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test