Posterët kundër abortit ngjallin pakënaqësi në Itali

Evropë

Posterët kundër abortit ngjallin pakënaqësi në Itali

Më: 15 maj 2018 Në ora: 13:26
Ilustrim

“Aborti është shkaktari kryesor i vrasjeve të grave në botë”, thuhet në posterët bardhë e zi të shpërndarë në disa pjesë të Romës, në kohën kurvendi hyn në vitin e 40-të prej kur aborti është legal.

Kampanja për ndalimin e abortit në Itali po udhëhiqet nga një grup me bazë në Spanjë, i cili gjithashtu po kundërshton martesën në mes të gjinisë së njejtë.

Mirëpo, kampanja ka shkaktuar zemërim të përgjithshëm, dhe është kërkuar nga autoritetet largimi i këtyre pankartave.

Një grup feminist ka kundërshtuar posterët duke i përshkruar si “të turpshëm”.

Grupi që po proteston kundër abortit ka argumentuar duke thënë se për këto 40 vite që aborti lejohet, ligjet kanë dështuar dhe aborti kryesisht është përdorur për t’i shtypur gratë, dukë lënë miliona foshnja të vdekura, raporton BBC.

Kjo nuk është hera e parë që një grup kundër abortit ka nxjerrë në pah anët negative të kësaj dukurie. Para një muaji nga Roma u largua një poster gjigant ku shfaqej një fetus me sloganin “Ti je këtu sepse nëna yte nuk të abortoi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat