Putin bëri atë që dështoi ta bëjë cari - Bota Sot
Putin bëri atë që dështoi ta bëjë cari

Evropë

Putin bëri atë që dështoi ta bëjë cari

Më: 15 maj 2018 Në ora: 13:33
Ilustrim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hapur zyrtarisht urën e cili lidh Rusinë me pjesën e okupuar të Krimesë.

Ura më e gjatë evropiane është kritikuar nga Ukraina se është konstruktuar nga forcat okupatore ruse. 

Lideri i Kremlinit tha se ura 12 mile e gjatë ishte ëndërr e carit rus dhe Stalinit, por ajo u ndërtua vetëm gjatë sundimit të tij.

Rusia ka aneksuar gadishullin Krimea në vitin 2014. Ura e përuruar sot lidh detin e Zi dhe Azov, dhe është çelës kryesor për tokën ruse.

“Ky ishte një projekt që ata u munduan ta arrijnë në të kaluarën në kohën e carit”, tha Putin.

“Provuan në vitin 1930 dhe nuk mundën. Provuan edhe më vonë, por asgjë nuk u bë. Por, ne e menaxhuam. Kjo është e shkëlqyeshme”, ka shtuar Putin.

Ai pohoi se është një strukturë unike jo vetëm për Rusinë, por edhe në gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test