Kroacia për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Evropë

Kroacia për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:50
Bruksel

Kroacia planifikon të vendosë zgjerimin e BE-së në plan të parë gjatë Presidencës së Unionit në vitin 2020, transmeton Hina.

Shefja e diplomacisë kroate, Maria Pejçinoviq tha sot se Kroacia dëshiron që gjatë udhëheqjes me Presidencën Evropiane të organizojë një takim ndërmjet kreut të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në të cilin zgjerimi i Unionit do të kthehej në plan të parë.

Ministrja kroate e ka quajtur të rëndësishëm samitin e nesërm në Sofje, duke thënë se do të dërgohet porosia se ka vendosmëri të qartë të BE-së për gjithë rajonin, përfshirë Kosovën, të cilën ende pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat