Pavlopulos: Greqia s’mund të tolerojë shkelje të historisë

Evropë

Pavlopulos: Greqia s’mund të tolerojë shkelje të historisë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:16
Prokopis Pavlopulos

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos ka përsëritur qëndrimin se marrëveshja eventuale për emrin do të duhet të garantojë eliminimin e irredentizmit, pasi sipas tij Greqia nuk mund të tolerojë të ekzistojnë tensione irredentiste dhe shkelje të historisë.

Megjithatë për Athinën sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë më të rëndësishmet. Edhe lideri i opozitës greke Micotakis tha se marrëveshja e mundshme duhet të përfshijë ndryshimet kushtetuese dhe një emër për të gjitha përdorimet respektivisht erga omnes.    

“Fqinji ynë duhet ta ndryshojë Kushtetutën, pasi Kushtetuta e saj sot përmban emër të papranueshëm. Ajo duhet të ndryshojë. Ky ndryshim në Kushtetutë është parakusht kryesor dhe e dini pse është parakusht kryesor? Sepse, ne vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s jemi shtete demokratike që e respektojmë sundimin e së drejtës. Si të tolerojmë që një shtet dhe kryeministri i saj të firmosë një marrëveshje dhe ta ratifikojmë këtë marrëveshje, që është kundër Kushtetutës?! Çfarë shembulli do të japim”, deklaroi president i Greqisë Prokopis Pavlopulos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat